Ballina Lajme nacionale Ministri i Shëndetësisë në RMV: Ndoshta do të duhet edhe doza e...

Ministri i Shëndetësisë në RMV: Ndoshta do të duhet edhe doza e tretë e vaksinës për Covid

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Instituti për virusologji, vaksina dhe serume “Torllak” në Beograd të Serbisë, do të jetë partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut për blerjen e vaksinave. Për këtë bashkëpunim sot në Beograd, kanë biseduar ministrat e Shëndetësisë të të dy vendeve, Venko Filipçe dhe Zllatibor Lonçar

Filipçe tha se për momentin janë siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave për të arritur përqindjen e dëshiruar të imunitetit kolektiv, por tha se marrëveshja është e rëndësishme për shkak të paparashikueshmërisë të pandemisë..

“Është e qartë që kjo pandemi nuk do të ndalet këtu. Nuk e dimë si do të zhvillohet, duhet të konfirmohet nëse do të jetë e nevojshme edhe doza e tretë e vaksinës ose kjo vaksinë të bëhet sezonale. Ne duam të sigurojmë burim të sigurt prej ku do të mund të marrim vaksina kur do të na duhen.”

Ai e falënderoi Serbinë për vaksinat e dhuruara deri tani, me të cilat Maqedonia e Veriut nisi imunizimin kundër COVID-19. /abcnews.al/

The post Ministri i Shëndetësisë në RMV: Ndoshta do të duhet edhe doza e tretë e vaksinës për Covid appeared first on Abc News.

---- ----
-----