Ballina Lajme nacionale Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Kemi buxhet mjaftueshëm për sigurimin e vaksinave

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Kemi buxhet mjaftueshëm për sigurimin e vaksinave

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia në konferencën e zhvilluar këtë të premte, foli për procesin dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Vitia nuk dha një datë të saktë se kur do të mbërrijë kontingjenti i vaksinave anti-Covid, ndërsa shtoi se janë në bisedime me të gjitha kompanitë prodhuese.

Edhe pse nuk dha detaje për negocimin e tyre, Vitia gjithashtu siguroi se vendi ka buxhet mjaftueshëm për sigurimin e tij.

“Ka buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave. Unë e kuptoj kreshërinë e juaj edhe të qytetarëve për data ekzakte, mirëpo ne jemi këtu për të punuar çdo minutë për të siguruar vaksinat, dhe për këtë ju siguroj deri në momentin e fundit. Nuk mund të jap më shumë detaje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket lajmit të publikuar nga mediat në Kosovë se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer dhe BoioNtech, Vitia e ka konsideruar të pavërtetë.

/abcnews.al/

The post Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Kemi buxhet mjaftueshëm për sigurimin e vaksinave appeared first on Abc News.

---- ----
-----