Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministri i Putin me koronavirus, përfundon në spital

Ministri i Putin me koronavirus, përfundon në spital

30
SHPËRNDAJE

Një ministër në qeverinë ruse ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është duke u trajtuar në spital. Ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev tha se është shtruar në një spital në Moskë dhe është duke u trajtuar nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Një nga zyrtarët në ministrinë e tij, Dmitry Volkov, po ashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Zëvendësministrja Nikita Stasishin është emëruar ministre në detyrë në mungesë të Yakushevit.

Ky njoftim vjen një ditë pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se është duke hyrë në vetizolim, pasi ka dalë pozitiv me COVID-19. Përhapja e infeksionit edhe në qeverinë ruse vjen pasi vendi ka shënuar një ngritje të rasteve përkundër masave që nga muaji mars.

Rusia ka raportuar 7,933 raste të reja me koronavirusin e ri më 1 maj brenda 24 orëve, një rekord i ri që çon numrin total të të infektuarve në 114,431. Autoritetet thonë se Rusia ende nuk e ka arritur kulmin e përhapjes së pandemisë.

-----