Ballina Lajme nacionale Ministri i Malit të Zi thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është e rëndësishme...

Ministri i Malit të Zi thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është e rëndësishme për rajonin

26
SHPËRNDAJE

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministtri i Jashtëm, i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviç ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Darmanoviç thotë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është tejet i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e rajonit si dhe përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike.

Darmanoviç çdo vonesë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krijon hapësira për ndërhyrjen e fuqive të mëdha që pengojnë këto procese.

Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme në Bratisllavë në kuadër të Forumit të Sllovakisë, i pranishëm ka qenë edhe presidenti malazez, Millo Gjukaoviq, i cili ka folur për rëndësinë e marrëveshjes dhe dialogut mes Kosovës e Serbisë.