Ballina Lajme nacionale Ministri i Jashtëm i Kostarikës deklaron se ka prejardhje nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Kostarikës deklaron se ka prejardhje nga Kosova

18
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Kostarikës thotë se gjyshja e tij është nga Prishtina.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kostarikës, S. E. Manuel. gjatë takimit me ambasadoren e Kosovës në Panama, Zana Rudi, ka treguar se gjyshja e tij e ka mbiemrin ‘Pristinali’ dhe se origjina e saj është nga qyteti i Prishtinës, transmeton koha.net.

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, këtë histori e rrëfyer përmes postimit të saj në rrjetin social.

Postimi i ambasadorës së Kosovës në Panama:

“Ishte e mrekullueshme të përshëndetesha me ministrin e Jashtëm të Kostarikës, S. E. Manuel Ventura Robles në Panama, i cili tregoi se mbiemri i gjyshës së tij është “Pristinali”, dhe shtoi se i ka rrënjët nga qyteti im, Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ne do të organizojmë një vizitë të bukur për shkelësinë tuaj në Kosovë dhe mezi pres të takohemi përsëri në Kostarika. Faleminderit Zoti ministër për njohjen e Kosovës dhe miqësinë e bashkëpunimin”.

Ambasadorja ka treguar se së shpejti do të organizoj një vizitë të ministrit të Kostarikës në Kosovë.

-----