Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministri gjerman ngre alarmin: Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me...

Ministri gjerman ngre alarmin: Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar sot se mutacioni i virusit po fiton terren në këtë shtet.

Sipas tij, infektimet me variantin britanik të koronavirusit zënë 22% në Gjermani.

“Siç kemi parë edhe në vendet e tjera, numri i infeksioneve me këtë variant të ri po dyfishohet pothuajse çdo javë”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet masat anti-covid për shkak të rrezikut të shtuar nga koronavirusi i ri, i cili ka shkallë më të lartë transmetueshmërie.

Gjermania ka mundur të ulë numrin e përditshëm të rasteve të reja me Covid-19, por problem mbetet numri i lartë i viktimave nga kjo sëmundje.

Instituti gjerman Robert Koch paralajmëroi javën e kaluar se varianti britanik i koronavirusit është bërë më shumë i transmetueshëm dhe shkakton probleme serioze.

---- ----
----
----- ----
-----