Ballina Lajme nacionale Ministri Bytyqi merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të një...

Ministri Bytyqi merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të një shkolle dhe një çerdhe në Istog

11
SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimti, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e çerdhes në qytetin e Istogut dhe të vënies së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin Uçë të kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën, me të cilin kanë biseduar për gjendjen në arsim të kësaj komune, përcjell ORAinfo.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e ministri Bytyqi:

Një shkollë e re dhe një çerdhe më shumë në qytetin e Istogut!

Sot mora pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e çerdhes në qytetin e Istogut dhe të vënies së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin Uçë të kësaj komune.

Fillimisht kam takuar kryetarin e Komunës së Istogut, z. Haki Rugova, me të cilin diskutuam për gjendjen në arsim në këtë komunë, ku dhe kemi nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për bashkëfinancim të ndërtimit të objektit të ri të shkollës në Llukavc të Epërm të kësaj komune. Vetëm me një bashkëpunim të ngushtë me nivelin lokal, mund të arrijmë synimet për të pasur një standard të lartë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të çerdhes, theksova se ky investim po bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bën MAShT për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm. Gjithashtu, edhe gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit të shkollës në Uçë, përmenda përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit për të krijuar ambiente moderne dhe të përshtatshme për arsimim cilësor.

I urova të gjithë banorët e fshatit që do ta kenë një shkollë të re e modern dhe vet fakti se kjo shkollë mbanë emrin e tre dëshmorëve, tregon më së miri që populli ynë gjithmonë e ka dhënë edhe jetën për arsimin dhe gjuhën Shqipe.

Gjatë ditës, bashkë me kryetarin Komunës vumë kurora lulesh te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Uçë, Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, vepra e të cilëve ka bërë që shkolla të marrë emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”.