Ballina Sport Minifutboll/ Shqipëria e mbyll me fitore Nation Games

Minifutboll/ Shqipëria e mbyll me fitore Nation Games

13
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit amator e ka mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun Nation Games që po zhvillohet në Vitez të Bosnje Herzegovinës. Skuadra kuqezi triumfoi në sfidën e tretë, duke mundur me rezultatin 3-1 Kroacinë. Një ndeshje e shkëlqyer për ekipin shqiptar, që mbylli pjesën e parë me avantazhin minimal, falë golit të shpejtë të shënuar nga Leci në minutën e 9-të. Me rikthimin në fushë pas pushimit, kroatët barazuan përkohësisht shifrat.

Përgjigja e Shqipërisë ishte e menjëherëshme dhe në minutën e 25-të, Matraxhiu shënoi edhe golin e dytë. Për të vulosur fitoren e kuqezinjve mendoi Biba, që në të 41-tën dërgoi topin për herë të tretë në rrjetën e kroatëve. Në këtë mënyrë, Shqipëria e minifutbollit finalizon me sukses turneun miqësor të Nation Games, teksa në dy sfidat e para kishte regjistruar një humbje dhe një barazim.

Në ndeshjen e parë përfaqësuesja shqiptare u mund 1-0 nga organizatorët e Bosnjes, ndërsa në përballjen e dytë barazoi 1-1 kundër Hungarisë. Në këtë ndeshje goli u shënuar nga Shima. Ky turne i Nation Games ishtë shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare të minifutbollit amator në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian

The post Minifutboll/ Shqipëria e mbyll me fitore Nation Games appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----