Ballina Lajme nacionale Mini-shengeni, Serbia do të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

Mini-shengeni, Serbia do të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

16
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi i Mini-shengenit në Tiranë.

Në samitin e Mini-Shengenit ballkanik që po mbahet në Tiranë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive.

Kjo që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do të kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.

Vuçiq tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.

Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme.

Vuçiq konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.

“Mendoj se ky do të jetë një takim historik në çdo kuptim për ato qe do përfundojmë deri atëherë. Kemi arritur marrëveshje konkrete për shume gjëra. Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi”, tha presidenti serb.

Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar të gjithë, i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh.

“Ne kemi arritur marrëveshje qe te kemi treg të përbashkët të punës. Pra nëse një shqiptar apo qytetar i Republikës se Maqedonisë së Veriut kalon në territorin e Republikës se Serbisë, mjafton që të përdorë celularin e vet, laptop apo çdo lloj kompjuteri. Asgjë tjetër nuk i duhet, lajmërohet në Serbi dhe thotë se do te punoje këtë apo atë lloj pune. Brenda pesë ditësh ai pajiset me një numër evidentues nga organet tona dhe pas kësaj ai mund të punojë në territorin e Serbisë çdo punë çfarëdo qe te doje. Dhe e njëjta gjë për punëtorët tanë në territorin e Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar./Abc News/

-----