Ballina Lajme Bota/Rajoni Mimoza, jo trëndafila për 8 mars, tradita italiane që po gjeneron miliona...

Mimoza, jo trëndafila për 8 mars, tradita italiane që po gjeneron miliona euro të ardhura

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mimoza është lulja që simbolizon Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Itali dhe prej dhjetëra vitesh prej saj po gjenerohet një biznes fitimprurës pasi për 8 mars kjo lule dhurohet masivisht në shenjë solidariteti.

Tradita nisi në vitin 1946 kur lëvizjet feministe në Itali vendosën që për ditën e “Shën Valentinit” të mos dhuronin trëndafila, por mimoza.

Si lule konsiderohej e lirë, që rritej pothuajse kudo dhe që për këtë ishte ideale për një vend që sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo më pas u bë e zakonshme edhe për 8 marsin, ditën që ndërkombëtarisht i atribuohet përpjekjeve për më shumë të drejta ndaj grave.

Seborga, një qytezë e rajonit të Ligurias në Italinë veriperëndimore, është një nga zonat që ka nisur ta kultivojë mimozën që atëherë dhe sot konsiderohet përgjegjëse për 90% të luleve të mimozave që tregtohen në botë.

Kjo zonë pranë kufirit me Francën, konsiderohet si “Riviera e luleve” ( Riviera dei Fiori) dhe mimozat e saj eksportohen në vende si Franca, Polonia apo Rusia.

Gjatë një viti të zakonshëm – jo pandemie – industria e prodhimit të këtyre luleve gjeneron rreth 5 milionë euro të ardhura dhe përpara vitit 2020 qe rritur me 20 për qind falë tregtisë në vende sidomos ish-sovjetike.

---- ----
----
-----
-----