Ballina Showbiz Miloti e ka ditëlindjen, gruaja e tij e ‘shkrinë’ me fjalët në...

Miloti e ka ditëlindjen, gruaja e tij e ‘shkrinë’ me fjalët në urimin e saj

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Milot Rashica po e feston ditëlindjen e tij të 23-të.

Për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën sot është ditë e shënuar. Miloti sot feston ditëlindjen 23-të.

Gjatë ditës së sotme, futbollisti i njohur kosovar pritet të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Ndërsa, qysh në minutat e parë të ditës së sotme, Miloti e mori urimin e veçantë nga personi i zemrës, shkruan rtv21.

E fejuara e tij, Belkizi përmes një postimi në instagram, shkroi fjali shumë domethënëse për të fejuarin.

Duke i uruar ditëlindjen Milotit, Belkizi u shpreh mirënjohëse që i fejuari e bënë gruan më të lumtur në botë. Krahas postimit, Belkizi publikoi dy imazhe të bukura me Milotin.

---- ----
-----