Ballina Lajme nacionale Militantë të PD dhe ish të dënuar për tentativë vrasjeje, ja kush...

Militantë të PD dhe ish të dënuar për tentativë vrasjeje, ja kush janë autorët e vrasjes në Kavajë

53
SHPËRNDAJE

Një kalimtar që sapo kishte dalë nga furra e bukës  dhe po shkonte në shtëpi mbeti i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes 2 grupeve dje në Kavajë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur. Protagonistët kryesorë të ngjarjes janë vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka së bashku me vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedejt nga njëri krah dhe vëllezërit Denis me Marjus Aliu nga krahu tjetër.

Ndërkohë nëse sheh profilet në rrjetet sociale të disa prej protagonistëve rezulton se njëri prej tyre Eraldo Hyka është mundës madje ai ka fituar edhe çmime në këtë sport. Nga ana tjetër 22-vjeçari Eraldo Hyka rezulton se është mbështetës i Partisë Demokratike, teksa nuk mungojnë fotot e tij me flamurin e kësaj force politike madje e ka vendosur edhe foto profili.

i aktualisht është arrestuar nga policia. Ndërkohë në profilin e vëllait të tij Elio Hyka ka më pak të dhëna ai rezulton se është student i Universitetit të Sporteve. Denis Aliu është një tjetër nga të rinjtë që u përfshi në konfliktin e armatosur dhe dyshohet se plumbat e armës tij i kanë marrë jetën Ramazan Hasaliut, i cili mbeti i vdekur sapo doli nga furra me qesen e bukës në dorë.

 

-----