Ballina Sport “Milionerët” e Kategorisë Superiore

“Milionerët” e Kategorisë Superiore

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në fillim Agim Ibrahimi, më pas Taulant Seferi, Tim Väyrynen, dhe së fundmi Ferhan Hasani.

Kategoria Superiore është pasuruar, pasi ka tashmë në përbërje elementë mjaft cilësore duke ia rritur disi imazhin dhe cilësinë kampionatit shqiptar.

Kjo pasi futbollistët e lartëpërmendur kanë një CV për tu admiruar.

Dhe natyrisht të tilla afrime janë bërë nga klubet më të mira të Superiores, si Tirana, Kukësi dhe Partizani, të cilët nuk janë kursyer aspak për të bërë pjesë të ekipeve të tyre futbollistë që kanë cilësi të lartë të cilët janë dhe kanë qenë pjesë e ekipve kombëtare.

Për të bërë të tilla afrime të bujshme, klubet kanë bërë dhe një sforce të madhe ekonomike, pasi pagat e lojtarëve të afruar janë të majme, në krahasim me ato që marrin futbollistët e tjerë në Superligën shqiptare.

Agim Ibrahimi që është pjesë e klubit të Kukësit ka firmosur një kontartë dy vjeçare me verilindorët. Paga që bomberi do të përfitojë tek Kukësi është rreth 8- mijë euro në muaj, plus bonuse që mund të shkojë deri në 10 mijë euro në muaj.

Deri më tani sulmuesi 32- vjeçar ka bërë një paraqitje mjaft të mirë tek skuadra e tij e re. Në 16 javët e para në kampionat, Ibrahimi ka arritur që të shënojë 8 gola me fanellën e Kukësit duke qenë në krye të listës së golashënuesve të kampionatit shqiptar.

Një tjetër blerje e bujshme në këtë merkato ishte dhe ajo e Taulant Seferit, një lojtar që është pjesë e kombëtares shqiptare.

Sulmuesi i njohur që së fundmi ishte pjesë e Young Boys në Zvicër, arriti marrëveshjen me Tiranën deri në fund të sezonin.

Për gjashtë muaj që bomberi kuqezi do të luaje tek kampionët e Shqipërisë do të përfitojë një 12 mijë euro, i cili ka pranuar një ulje page për kalimin në kampionatin shqiptar.

24- vjeçari ka luajtur tre ndeshjet e tij të para me fanellën bardheblu, por deri më tani ka qenë larg pritshmërive. Sulmuesi perveçse nuk ka arritur ende të shënojë golin e tij të parë në Superligë, përformaca e tij në këto tre takime nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

Pas Seferit, Tirana goditjen e dytë të bujshme që bëri ishte afrimi i sulmuesit Tim Väyrynen.

Väyrynen është pjesë e ekipit kombëtarë të Finalandës dhe ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysëm me Tiranën, nga ku do të marrë një shifër të majme parash.

Sulmuesi 28- vjeçar do të përfitojë 11 mijë euro në muaj, ku do të ketë dhe bonuse të rëndësishme në rast të se do të arrijë të shënojë gola të shumtë.

Dhe së fundmi Ferhan Hasani që sot bëri prezantimin e tij zyrtar tek klubi i Partizanit.

“Buba” ka një karrierë fantastike në futbollin maqedonas, por edhe jashtë i cili ka luajtur me Brondbi në Denimarkë, Al Raed dhe HJK Helsinki në Finlandë, ku ka bërë paraqtije dinjitoze në të gjitha ekipet.

Sulmuesi 30-vjeçar, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka firmosur me “demat e kuq” një kontratë për 18- muaj, nga ku do të përfitojë një shumë prej 10- mijë eurosh në muaj.

Shifat janë të larta, CV-ja e lojtarëve është gjithashtu e pasur, tashmë mbetet fusha e blertë për të treguar nëse paratë e shpenzuara për këta futbollistë do të vlejnë…

(Përgatiti Fatjon Baze- TemA)

---- ----
----
----- ----
-----