Ballina Sport Milionat e merkatos së janarit, ja tre ekipet që arkëtuan më shumë...

Milionat e merkatos së janarit, ja tre ekipet që arkëtuan më shumë fitime

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kush tha se në merkaton e janarit nuk ka treg? Ka plot, por jo për klubet që blejnë. Për t’u shprehur më qartë, por rendisim tre klubet të cilat kanë fituar më shumë duke shitur lojtarë gjatë janarit.

I pari në listë është Sportingu i Lisbonës. Kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe, sigurisht. Klubi portugez ka arkëtuar 55 mln euro nga shitja e mesfushorit Bruno Fernandes.

Pas Sportingut renditet Borussia Dortmund. Klubi verdhezi ka arkëtuar 2 mln euro më pak duke shitur lojtarë si Julian Ëeigl, Paco Alcacer dhe Jacob Bruun Larsen. Red Bull Salzburg plotëson podiumin me 41,5 mln euro gjithsej, pasi ka shitur futbollistët Haaland, Minamino,  Nningbo dhe Pongracic. Nuk mbeten keq klubet italiane. Atalanta renditet e katërta, Verona e gjashta dhe Milani i shtati.

---- ----
----
-----
-----