Ballina Lajme Bota/Rajoni Miliona njerëz janë rrezik…

Miliona njerëz janë rrezik…

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Organizatat botërore të ushqimit i bëjnë thirrje vendeve që të marrin masa për të ndalur urinë e shumëfishtë të përkeqësuar nga pandemia, konfliktet, kriza klimatike dhe pabarazia.

Në një letër të hapur ata shprehen se miliona njerëz po përballen me uri dhe duhen ndërmarrë miliarda paund investime.

Në fillim të vitit, Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara e Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmëruan se deri në 270 milionë njerëz nuk kishin ushqim të mjaftueshëm ose ishin në rrezik të lartë.

Ndërkohë, në Jemen, Sudanin e Jugut dhe Burkina Faso, 155,000 njerëz tashmë jetojnë në zona me varfëri ekstreme ku përveç ushqimit mungon edhe uji i pijshëm.

Të paktën 5.5 miliardë dollarë kanë nevojë për ndihmë ushqimore dhe bujqësore për të shmangur urinë, ndërsa miliona të tjerë duan kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera thelbësore.

The post Miliona njerëz janë rrezik… appeared first on KOHA.

---- ----
-----