Ballina Showbiz Miliarderja 22-vjeçare nuk zhgënjen, të gjithë sytë te veshja e saj e...

Miliarderja 22-vjeçare nuk zhgënjen, të gjithë sytë te veshja e saj e kuqe flakë (FOTO)

65
SHPËRNDAJE

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ajo dhuroi një shfaqje të mahnitshme në tapetin e kuq me fustanet që kishte zgjedhur.

Por të mërkurën mbrëma, Kylie Jenner, u rikthye sërish në stilin e saj që pëlqehet shumë nga fansat. Miliarderja më e re u shfaq e veshur me një kostum të kuq, që i nxirrte në pah format e saj trupore mjaft elegante.

22-vjeçarja dukej marramendëse me veshjen që kishte zgjedhur dhe sigurisht që mori vëmendjen e të gjithëve. Dalja e saj në publik vjen pas lajmeve që thonë se Kylie dhe reperi, Travis Scott, po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, pasi duan të kuptojnë se çfarë forme do të marrë marrëdhënia e tyre, për hir edhe të vajzës dyvjeçare, Storm.

Një burim për “People” është shprehur se, “ata janë shumë të lumtur” dhe se është herët të thuhet nëse janë zyrtarisht së bashku përsëri.