Ballina Lajme nacionale Miliarderi arab shpreh interesim të investojë në sektorin minerar të Kosovës

Miliarderi arab shpreh interesim të investojë në sektorin minerar të Kosovës

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ndër 50 personat më të pasur në Arabi ka shprehur interesim të investojë në kosovë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim themeluesin e BM Holding, Muhamed Al Barwani, i cili ka shprehur interesim që të investojë në sektorin minerar të Kosovës.

----

Al Barëani është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit, dhe në prodhimin e jahteve.

Me këtë rast, ministri Lluka e ka informuar Al Barëani rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tonë, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur me plumb, zink, krom, boksite dhe nikel.

Po ashtu, Al Barëani, iu prezantuan edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe miniera e Trepçës.

“Miniera e Trepçës ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink. Së fundmi, kjo ndërmarrje ka kaluar si shoqëri aksionare dhe tani më është e hapur për investime të huaja. Me investime në teknologji do të mund të shfrytëzoheshin edhe më shumë pasuritë e kësaj miniere,” tha ministri Lluka.

Muhamed Al Barëani, gjithashtu u interesua edhe për sektorin e teknologjisë informative, ku Lluka e ka njoftuar se Kosova është prej vendeve lidere në Evropë në përdorimin e internetit ku 95% e shtëpive posedojnë internet me shpejtësi të lartë dhe që, përmes projektit të ekonomisë digjitale të financuar nga Banka Botërore, pas 3 viteve, Kosova do të mbuloj tërë territorin e saj me fibër optik.

Ndërsa, Al Barëani u zotua se së shpejti do ta vizitojë Kosovën prapë që t’i shoh së afërmi potencialet që ofron sektori minerar i vendi.

----- ----