Ballina LifeBizare Miliarderë, por ja si e kanë humbur pasurinë (EMRA+FOTO)

Miliarderë, por ja si e kanë humbur pasurinë (EMRA+FOTO)

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një miliardë dollarë janë shumë para, por disa njerëz i menaxhojnë keq paratë dhe në fund dalin të falimentuar!

Në vitin 2019 janë numëruar 2,153 miliarderë në të gjithë botën. Por ky numër i madh të pasurish është aq impresiv sa dhe e çuditshme në të njëjtën kohë, por ajo që vërtet arrin të na habisë është se si miliarderët arrijnë të humbasin të gjithë pasurinë e tyre!

Vendimet e gabuara të këtyre miliarderëve arritën të “fshijnë” çdo qindarkë të pasurisë të majme!

Indiani Richard Branson, i njohur me nofkën Vijay Mallya – Kaloi një jetë të tërë për të krijuar një perandori dhe njihej si “Mbreti i Kohërave të Mira”. I pëlqente të dëfrehej dhe të bënte party pa fund dhe në ditëlindjet e tij ftonte edhe yjet si Enrique Iglesias dhe Lionel Richie. Por pasi kompania e tij pati probleme të paguante stafin e saj, ishte një shenjë që asgjë nuk po shkonte si duhet. Por pavarësisht se kishte probleme me pasurinë e tij vazhdonte të harxhonte 37,500 mijë $, për muaj.

Braziliani Eike Batista ëndërroi se do të ishte njeriu më i pasur në botë dhe kjo ishte një arritje e “frikshme”, duke qenë se rezultoi të ishte në vendin e 8, si personi më i pasur në botë, me 35 miliardë. Por gjërat shumë shpejt filluan të merrnin të “tatëpjetën” pasi humbi pasurinë e tij brenda një viti. Kompania e tij falimentoi, por ajo çka e fundosi ishte pasi u bë pjesë e një skandal korrupsioni.

Elizabeth Holmes filloi biznesin e saj të parë në gjimnaz dhe në moshën 19 vjeçare hodhi një ide për “Stanfordin”, që do të ndryshonte industrinë e testit të gjakut. Për personat që kishin frikë nga gjilpëra ajo mendoi një mënyrë që mund të kryente të gjitha diagnozat me vetëm një pikë gjak. Një kompani e vlerësoi me 9 miliardë dollarë, duke e kthyer Holmes në miliardere në vitin 2014. Por asgjë nuk funksionoi pas kësaj ideje. Ajo u dënua me 20 vite burg pasi i numëroheshin 11 mashtrime dhe pasuria e saj shkoi në zero.

Bjorgolfur Gudmundsson ka kaluar një jetë mjaft interesante, pasi nga një adoleshent dhe studiues i drejtësisë u kthye në miliarder dhe filantropist! Në mars të vitit 2008 pasuria e tij shënonte 1.1 miliard dollarë dollarë dhe në dhjetor kjo vlerë shkoi në 0. U drejtua nga Rusia për të ndërtuar pasurinë e tij dhe u kthye në personin e dytë më të pasur në Islandë, por çdo biznes i tij falimentoi pas një krize financiare të shkaktuar në bankën e dytë më të madhe në Islandë.

Jocelyn Wildenstein e kthehu në një miliardere ish burri i saj. Për 20 vite ishte e martuar me francezin, Alec Ëildenstein, por lidhja e tyre papritur mori fund. Si pasojë e këtij divorci Jocelyn mori plot 2.5 miliardë $. Disa burime thonë se Ëildenstein filloi të shpenzonte rreth 1 milionë $ në muaj, bizhuteri me vlerë 10 milionë $ dhe 350,000 vetëm për një fustan të markës Chanel. Në vitin 2018 e “surprizuar” ajo u përball me falimentimin!

Në mars të vitit 2018, Sean Quinn renditej i 164 në radhë, si personi më pasur në botë. Është larguar nga shkolla në moshën 14 vjecare dhe krijoi një biznes me vetëm 100 dollarë, duke shitur zhavorr. Ndërtoi kompanitë më të mëdha në Irlandë dhe u kthye njeriu më i pasur në vend. Në vitin 2011 ai deklaroi falimentim, falimentimi më i madh i të gjithë kohërave.

---- ----
----
-----
-----