Ballina Sport Milani transferon një talent nga Franca

Milani transferon një talent nga Franca

9
SHPËRNDAJE

Milani ka kryer një transferim tjetër ditën e sotme, teksa ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Lionit.

Bëhet fjalë për Riad Tahar, i cili luan për 19-vjeçarët e Lionit në Francë.

Lojtari do të aktivizohet te Milan Primavera dhe do të marrë vendin e Tiago Dyalo në qendër të mbrojtjes, pasi ky i fundit kaloi tek Lila, për shumën e 5 milionë eurove.

17-vjeçari kaloi tek Milani si një transferim i lirë, pasi nuk kishte rinovuar kontratën me klubin francez.

Pas përfundimit të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, Tahar do të bashkohet me të rinjtë e Milanit, me të cilët do të ketë objektiv ngjitjen në Serie A, për këtë moshë, pasi sezonin e kaluar, për shkak të paraqitjeve të dobëta, ranë një kategori më poshtë.

The post Milani transferon një talent nga Franca appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.