Ballina Sport Milani nënshkruan me sulmuesin 21-vjeçar

Milani nënshkruan me sulmuesin 21-vjeçar

15
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare, Milani ka nënshkruar me sulmuesin portugez, Rafael Leao.

Për transferimin e 21-vjeçarit kuqezinjtë kanë paguar plot 35 milionë euro te francezët e Lilës.

Zyrtarizmi ka ardhur nga klubi italian, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar, se kanë nënshkruar me sulmuesin për 5 vitet e ardhshme.

Portugezi kishte një sezon shumë të mirë në kampionatin francez, ku në 24 ndeshje, ka shënuar 8 gola.

Leao do të jetë zëvendësuesi i të larguarit, Cutrone, i cili vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin tek anglezët e Wolverhemptonit.

Kujtojmë se ky është transferimi i katërt për Milanin në këtë merkato, pas Rade Kruniç, Teo Hernandez dhe Isma el Benaser.

The post Milani nënshkruan me sulmuesin 21-vjeçar appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----