
Milan nuk fal. Kuqezinjtë e Piolit mposhtën 0-2 Veronën, në transfertë.
Pjesa e parë do mbyllej në avantazh, teksa Krunic do realizonte në minutën e 27-të.
Në të 50-tën, Saelemaekers jep një asist për Dalot, me këtë të fundit që mposht portierin vendas.
Minutat e mbetura shërbejnë thjeshtë për administrim, pasi fati i sfidës ishte vendosur.
Kështu, të besuarit e Piolit shkojnë në kuotën e 56 pikëve, në vendin e dytë. Verona është e teta me 38 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Crotone-Torino u mbyll 4-2, ndërsa Fiorentina-Parma përfundoi 3-3.