Ballina Sport Milani merr lajmin e mirë, Theo Hernandez rikuperohet

Milani merr lajmin e mirë, Theo Hernandez rikuperohet

7
SHPËRNDAJE

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, mund të buzëqeshë. Theo Hernandez të martën do t’i ribashkohet skuadrës për të nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.

Francezi, që u kushtoi kuqezinjve 20 milionë euro, pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë sfidës në turnen e International Champions Cup kundër Bayernit të Mynihut.

Që prej asaj dite trajneri nuk e ka pasur në dispozicion lojtarin.

Sidoqoftë, problemet tashmë janë lënë pas dhe Hernandez shumë shpejt do të rinisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Vetë lojtari është shfaqur tepër entuziast për rikthimin, madje sipas stafit mjekësor të kuqezinjve ai do të jetë gati për transfertën kundër Veronës.

Sigurisht, nuk pritet që të luajë që nga minuta e parë. Gjithsesi, rikthimi i Hernandezit është një lajm i mirë në kampin kuqezi, veçanërisht për teknikun Giampaolo, i cili gjatë verës u shpreh tepër i kënaqur me performacën e 21-vjeçarit.

The post Milani merr lajmin e mirë, Theo Hernandez rikuperohet appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.