
Milani vuan, por kalon në raundin tjetër të Europa League.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 me serbët e Crvena Zvezda.
Kessie shënoi i pari me penallti, por Fardou Ben barazoi që në pjesën e parë dhe në disa raste miqtë iu afruan golit të epërsisë.
Edhe Milani pati rastet e veta, por nuk shënoi dot.
Me shifrat 1-1 kaloi tutje, falë golave në fushë kundërshtare në ndeshjen e parë.