Ballina Sport Milani fiton thellë, Antwerpi “shuplakë” Mourinhos

Milani fiton thellë, Antwerpi “shuplakë” Mourinhos

12
SHPËRNDAJE

Milani bën detyrën në raundit e dytë të ndeshjeve në grupe në Europa League përballë Spartës së
Pragës, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 në një sfidë ku Zlatan Ibrahimovic humbi një penallti, që gjithsesi nuk ndikoi në objektivin që kishte “Djalli”. Gjiganti suedez shërbeu me zgjuarsi në minutën e 24-t Diazin, i cili e shfrytëzoi mundësinë që iu dha për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në të 36-tën sulmuesi veteran, më i spikaturi te kuqezinjtë në këtë fillim sezoni, fitoi një 11-metërsh që nuk arriti ta shndërronte në gol, pasi goditi traversën.

Pioli e la në stol në pushimin mes pjesëve, duke aktivizuar Leaon dhe ishte pikërisht braziliani autori i golit të dytë të “Djallit” në minutën e 57-të. 10 minuta më vonë Dalot shënoi golin e 3-0 dhe të fundit të takimit, me Milanin që siguroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Grupin H.

Nuk zhgënjen as Leicester City, që triumfoi 1-2 në fushën e vështirë të AEK-ut të Athinës. “Dhelprat” shënuan dy herë gjatë pjesës së parë me Jammie Vardyn me 11-metërsh dhe Choudhury-n, ndërsa vendësit shkurtuan në 1-2 diferencën me Tankovic, finalizim që nuk mjaftoi për të shangur humbjen e AEK-ut, që përtej dëshirës nuk ishte efikas në aksionet e tij në minutat e mbetura për të shmangur hubmjen.

Befasinë më të madhe të mbrëmjes e bëri skuadra belge Antwerp, që mposhti 1-0 Tottenhamin e Mourinhos me gol të Refaelof në minutën e 29-të.

Në takimet e tjera të orës 18:55 u arritën këto rezutate:

AC Milan – Sparta Prague      3-0

AEK – Leicester  1-2

Antwerp – Tottenham    1-0

CSKA Moskë – D. Zagreb              0-0

Feyenoord – Wolfsberger AC 1-4

FK Crvena Zvezda – Liberec   5-1

FK Zorya Luhansk – Braga     0-2

Gent – Hoffenheim  1-4

LASK – Ludogorets   4-3

Lille – Celtic        2-2

Qarabag – Villarreal 1-2

Sivasspor – Maccabi Tel Aviv 1-2

-----