Ballina Sport Milan-Inter/ Derbi në merkato për mesfushorin e Manchester United

Milan-Inter/ Derbi në merkato për mesfushorin e Manchester United

18
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të sezonit futbollistik, derbi i Milanos mesa duket do të zhvillohet edhe në merkato.

Sipas asaj që shkruan “ESPN”, të dyja klubet e Milanos, janë të interesuara për të njëjtin objektiv.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic, i cili nuk duket se është në planet e trajnerit Solskjaer.

Milani është në kërkim të një mesfushori dhe pas vështirësive që po hasin për të arritur te lojtari i Fiorentinës, Veretut, kanë hedhur sytë nga mesfushori serb.

Por, gjithashtu për mesfushorin interesohet edhe Interi, tekniku i të cilëve, Antonio Conte e pëlqen shumë lojtarin, që e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën kur drejtonte Chelsean.

Drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Radja Naingolan, plus një shumë prej 11 milionë eurosh, për të marrë 30-vjeçarin në skuadrën e tyre.

The post Milan-Inter/ Derbi në merkato për mesfushorin e Manchester United appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----