Ballina Sport Milan do të përballet me ekipin shqiptar, zbulohet data

Milan do të përballet me ekipin shqiptar, zbulohet data

19
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë u dha njoftimi se në stadiumin “Fadil Vokrri” mund të zbrisnin 7 herë fituesit e Champions League, Milani.

Tashmë është zyrtare, kuqezinjtë do të përballen me kampionët e Superligës kosovare, Feronikelin.

Do të jetë një ndeshje miqësoree cila do të zhvillohet më 10 gusht në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga organizatori Agron Selimi.

Shumë shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm, do kenë mundësi të ndjekin 7 herë fituesit e Champions-it nga afër.

Kujtojmë që disa vite më parë, Milani është përballur edhe me skuadrën e Tiranës, në një takim miqësor që u fitua nga bardheblutë.

The post Milan do të përballet me ekipin shqiptar, zbulohet data appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----