Ballina Lajme nacionale Milaim Zeka thotë se taksa duhet të hiqet

Milaim Zeka thotë se taksa duhet të hiqet

9
SHPËRNDAJE

Çështja e taksës vazhdon të sjellë shumë debate.

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se taksa duhet të hiqet sepse nuk ndikon në raport me Serbinë, përveç se i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa duhet të hiqet patjetër. Madje unë jam i vetmi politikan që them publikisht se taksa duhet të hiqet”, është shprehur Zeka.

Ai ka thënë gjithashtu se taksa me Serbinë vetëm na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa nuk ndikon absolutisht asgjë në raport me Serbinë, përveç se na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi Zeka.