Ballina Lajme nacionale Milaim Zeka synonte t’i merrte 10 deputetë me partinë e tij, bëhet...

Milaim Zeka synonte t’i merrte 10 deputetë me partinë e tij, bëhet ‘përrallë’ me votat që ka marrë

7
SHPËRNDAJE

Milaim Zeka dhe partia e tij kanë pësuar debakël në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gjatë fushatës zgjedhore kemi dëgjuar parashikimet nga më të ndryshmet. Të gjithë pretendonin të merrnin disa ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Njëri nga ta ishte Milaim Zeka me partinë e tij të re, Partia Euroatlantike e Kosovës që hyri në garë me shumë fjalët se do të merrte 8 deri në 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Por, kjo parti jo që nuk e kaloj pragun, por ishte njëra nga subjektet më të dobëta sipas rezultateve.

Zeka si lider i kësaj partie, nga 12 mijë e 82 vota që i kishte pasur në vitin 2017-të, këtë vit ka vetëm 795 vota.