Ballina Lajme nacionale Milaim Zeka parashikon bllokad politike: Presidenti nga e mërkura shkon në pushime

Milaim Zeka parashikon bllokad politike: Presidenti nga e mërkura shkon në pushime

35
SHPËRNDAJE

Zeka ka thënë se Presidenti nga e mërkura shkon në pushime.

Milaim Zeka, kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, në emisionin “DPT Te Fidani” në t7, ka zbuluar se të mërkurën Presidenti Thaçi do të ikë në pushime. Madje ai tha se ky do të shfrytëzojë të gjithë pushtetin e tij që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Zeka ka treguar se presidenti po i vonon zgjedhjet dhe shumë shpejtë ai do të shkojë në pushim.

“Presidenti Thaçi të mërkurën ikë në pushime. Ai do të shfrytëzojë të gjithë pushtetin që ka në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, ka thënë Zeka te “DPT te Fidani”.

Ai gjithashtu ka thënë se sikur Veseli të dëshironte, nesër thirret seanca që të shpërbëhet parlamenti.

“Kadri Veseli nesër me dashtë me e thirrë seancën e Parlamentit, mund ta shpërbëjë atë”, ka thënë Zeka.

Ai madje ka akuzuar Veselin për çdo veprim të keq që e ka bë Qeveria Haradinaj.

“Veseli është fajtori numër një për çdo veprim të keq që e ka bo qeveria e kryeministrit Haradinaj. Qoftë për taksë qoftë për milionat që i kanë jep Bechtel-Enk’ës”, shtoi Zeka.

-----