Ballina Lajme Bota/Rajoni Mike Pompeo i sigurtë: Do ketë tranzicion të butë drejt një mandati...

Mike Pompeo i sigurtë: Do ketë tranzicion të butë drejt një mandati të dytë të Trump

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar gjatë një konference  për shtyp mbajtur në institucionin që ai drejton se, pas rinumërimit të çdo vote të ligjshme, do të ketë një tranzicion të butë drejt një administrate të dytë të Donald Trump.

“Do të ketë një tranzicion të butë drejt një administrate të dytë të Trump…

Ne do të numërojmë të gjithë votat…”, tha Pompeo.

Aktualisht presidenti Trump ka kërkuar nisjen e hetimeve mbi shkeljet në zgjedhjet e fundit ku mori 71 milionë vota.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe kreu i Senatit McConell kanë mbështetur Trump në të drejtën e tij për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Nga ana tjetër ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, ka komentuar deklaratën e Pompeos si një mënyrë për t’u mbrojtur nga kritikat nga Shtëpia e Bardhë.

---- ----
----
----- ----
-----