Ballina Lajme Bota/Rajoni Mijëra persona në protestën kundër Netanyahut

Mijëra persona në protestën kundër Netanyahut

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mijëra njerëz në Izrael kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Benyamin Netanyahu për shkak të akuzave për korrupsion kundër tij dhe dështimit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

Siç raportohet, pas thirrjes së grupit të njohur si “Lëvizja e Flamujve të Zi”, afro 20 mijë njerëz morën pjesë në demonstratën e mbajtur pranë rezidencës së kryeministrisë në Kudsin Perëndimor.

Policia, e cila bllokoi rrugët që çonin në bulevardin ku do të mbahej demonstrata, mori masa të forta sigurie përreth.

Disa nga demonstruesit, të cilët mbanin flamuj të zi dhe të kuq dhe bluza me mbishkrimin “kryeministri i krimit”, duke iu referuar kryeministrit izraelit, shpesh brohorisnin “Kthehu në shtëpi, gënjeshtar Netanyahu”.

Në protestë u vërejt i shpalosur edhe flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa rreth 200 hebrenj ultra-ortodoksë mbështetën demonstratën.

Në Izrael, vend që është prekur nga vala e dytë e koronavirusit dhe ku papunësia kaloi 20 për qind, demonstratat kundër Netanyahut kanë vazhduar duke u rritur tashmë tre muaj.

Javën e kaluar, policia arrestoi 30 protestues në demonstratën e organizuar në Kudsin Perëndimor.

---- ----
----
----- ----
-----