Ballina Arti Mick Jagger “sherr” me Paul McCartney: “Beatles më të mirë se ne?...

Mick Jagger “sherr” me Paul McCartney: “Beatles më të mirë se ne? Ne mbushim akoma stadiumet”

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Disa kohë më parë, gjatë një interviste radiofonike, Paul McCartney kishte “shpallur” epërsinë muzikore të Beatles ndaj Rolling Stones. Tani, mbërriti përgjigja e Mick Jagger. Pas publikimit të këngës së tyre të re e të shumëpritur “Living In A Ghost Town” , këngëtari i famshëm i doli në mbrojtje grupit të tij. “Ne kemi mbushur stadiumet që nga vitet 1970, ata u shpërbënë përpara se të fillonte biznesi i vërtetë i turneve”, tha ai. Në intervistë, McCartney shpjegonte arsyen e atij që ai e konsideron superioritet ndaj Rolling Stones. “ Stones ishin të fiksuar pas blues-it. Kur shkruanin dicka, gjithmonë do të lidhej me blues-in. Ne patëm më shumë influence. Ka pasur shumë dallime mes nesh; i dua Stones, por mendoj se Beatles ishin më të mirë,” kanë qenë fjalët e tij. Jagger replikoi shkurt: “ Është argëtuese sepse nuk ka garë. Rolling Stones janë grup i koncerteve të mëdha, ndërsa Beatles nuk kanë bërë asnjë turne nëpër arena. Në vitet shtatëdhjetë ne filluam të mbushnim stadiumet dhe po e bëjmë akoma. Njëri grup është tepër me fat që ende interpreton nëpër stadium, ndërsa tjetri nuk ekziston më ” përfundoi Jagger.

---- ---- ----
-----