Ballina Lajme Bota/Rajoni Michelle Obama për zëvendespresidente e Shteteve të Bashkuara?

Michelle Obama për zëvendespresidente e Shteteve të Bashkuara?

22
SHPËRNDAJE

 Të hënën në mbrëmje, në një intervistë me gazetarin Jon Delano, njeriu me gjasat më të mëdha për të rrëmbyer kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Joe Biden bëri një pohim befasues lidhur me kërkimet  e tij për zëvëndespresidentin.

“Do ta merrja  sa hap e mbyll sytë”, deklaroi ai për Michelle Obamën. “Ajo është e shkëlqyer. Di si të sillet. Është një grua e jashtëzakonshme. Obamat janë miq të jashtëzakonshëm”, shtoi Biden.

CNN thotë se Biden është zotuar të zgjedhë një femër si zëvëndespresidenten e tij. Dhe ish Zonja e Parë e Amerikës, është ndër më të njohurat në mesin e demokratëve dhe të pavarurve në vend.

Sipas Gallup, Michelle Obama rezultoi gruaja më e admiruar në SHBA në vitin 2018 dhe 2019. Libri i saj me kujtime “ Becoming” u shit në më shumë se 10 milionë kopje. Michelle themeloi një grup jopartizan që synon rritjen e regjistrimit të votuesve dhe së bashku javën e kaluar, mbështetën legjislacionin demokratik që synonte votimin e hershëm dhe votat me postë në mesin e krizës së koronavirusit, shkruan SHQIP.

E thënë me pak fjalë, sipas gjigandit mediatik amerikan, nuk ka njeri tjetër në Amerikë që Biden mund të zgjidhte si zëvendës e vet e mund t`ia rriste shanset e fitores më shumë se Michelle Obama. Problemi sipas CNN, është a do të pranojë ajo t`i hyjë kësaj rruge, kur më herët e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë për poste zyrtare.

-----