Ballina Lajme Bota/Rajoni Mexico City në kaos nga protestat pas vrasjes së 25 vjeçares

Mexico City në kaos nga protestat pas vrasjes së 25 vjeçares

9
SHPËRNDAJE

Me mijëra femra kanë dalë në rrugët e Mexico City-t për të protestuar për vrasjen makabre të një vajze 25 vjeçare nga bashkëshorti i saj 46 vjeçar.

Përveç dhunës së shtuar ndaj femrave në Meksikë, ajo që shqetëson më shumë protestueset është publikimi i fotove të viktimës, pamje të tmerrshme të trupit të saj të gjumtuar nga autori.

Protestueset hodhën bojë të kuqe në pallatin presidencial, ndërsa presidenti Andres Manuel Lopez Obrador po zhvillonte një konferencë shtypi.

Ato u përplasën me policinë, ndërsa shprehën indinjatën e tyre për publikimin e fotove shokuese të viktimës, Ingrid Escamilla, në gazeta.

“Jo më të vrarë” dhe “Drejtësi” ishin disa nga parrullat që u shkruajtën gjatë protestës, madje edhe në mburojat e policisë, që përdori spraj piperi për t’i shpërndarë.

Rreth 10 gra humbasin jetën në meksikë çdo ditë, vetëm për shkak të gjinisë së tyre, raporton qeveria dhe aktivistët.

-----