Ballina Lajme nacionale Meta vijon ‘luftën’/Ja lëvizja e fundit e Presidentit

Meta vijon ‘luftën’/Ja lëvizja e fundit e Presidentit

8
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

Ligji u miratua në Kuvend më 8 maj dhe iu dërgua Presidencës për dekretim dhe shpalle më 13 maj.

Por Meta vendosi ta kthejë ligjin për shqyrtim.

“Meta çmon se ligji i paraqitur për shpallje në tërësinë e tij është një akt ligjor pozitiv në drejtim të zhvillimit të shërbimit përmbarimor privat.

Por nga ana tjetër, gjatë shqyrtimit u konstatua se disa dispozita të veçanta të këtij ligji dhe konkretisht: neni 2, pika 2/b; neni 9 pika 1, 2; 12 pika 1; nenet 58-60; neni 59, pika 4, si dhe neni 88, pika 1, 2 paraqesin paqartësi në formulimin e tyre, nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi, shkaqe këto, që mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike,”-tha Presidenca.

Bazuar në këto konstatime, presidenti vlerësoi se këto dispozita duhet të rishikohen edhe një herë nga Kuvendi me qëllim qartësimin dhe përmirësimin e tyre.

-----