Ballina Lajme nacionale Meta reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Nuk ka pabesi që e thyen...

Meta reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Nuk ka pabesi që e thyen heroin e kombit

21
SHPËRNDAJE

Edhe president ii Shqipërisë, Ilir Meta ka regauar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe për ftesën që i ka bërë specialja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga sot, të gjithë duhet të flenë më pak e të shqetësohen e të bashkohen që paqja e siguria e Kosovës e rajonit të jenë të pacenuara.

Ai tutje ka shtuar se është krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij

“Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar ai.

-----