Ballina Lajme nacionale Meta nxjerr videon dhe tallet keq me Ramën: Duhet të shpik një...

Meta nxjerr videon dhe tallet keq me Ramën: Duhet të shpik një dekoratë të re

14
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku ashtu siç pritej PS ka fituar në 100 për qind të bashkive. Përmes një postimi në Facebook, Meta.

“Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Për sa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video”, shkruan Meta.

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 1 juillet 2019

 

 

-----