Ballina Lajme nacionale Meta kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit “Anës...

Meta kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit “Anës lumenjve”

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Botërore të Poezisë me vargjet “Anës lumenjve”, të Fan Nolit, interpretuar me mjeshtëri nga Timo Flloko.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan veç të tjerash se “Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin”.

Mesazhi i plotë:

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.

The post Meta kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit “Anës lumenjve” appeared first on Abc News.

---- ----
-----