Ballina Lajme nacionale ‘Meta e Berisha kanë qenë kundër reformës në drejtësi që ditën e...

‘Meta e Berisha kanë qenë kundër reformës në drejtësi që ditën e parë’

11
SHPËRNDAJE

Nuk ka reshtur asnjë rast debati në emisionin Open të Eni Vasilit. Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Vasilika Hysi i është kundërpërgjigjur analistit Neritan Sejamini, pasi më parë e akuzoi se mazhoranca ka bllokuar drejtësinë.

Sipas Hysit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta që kanë qenë kundër reformës në drejtësi që në ditën e parë të saj dhe madje Berisha ka thënë se deri më 31 korrik 2019 reforma në drejtësi nuk do të implementohet.

Vasili tha se pjesëtarët e institucioneve të drejtësisë janë zgjedhur me shoqër, mënyrë që është propozuar nga Partia Demokratike.

-----