Ballina Sport Meta dha shtetësi për 8 orë: Futbollisti ganez u bë shqiptar për...

Meta dha shtetësi për 8 orë: Futbollisti ganez u bë shqiptar për t’ja hedhur UEFA-s

10
SHPËRNDAJE

Debati për dekretet e dhënies së nënshtetësive nga ana e presidentit Meta janë bërë të forta po ashtu edhe akuzat

“I dha nënshtetësi për 8 orë”, tha Bollino.

Po kush është futbollisti ganez që duhet të bëhej me urgjencë shqiptar. Ai është Winful Cobbinah një nga emrat kryesore të ekipit kampion.

Më 28 shtator Presidentit Meta i mbërriti kërkesa nga ekipi i Tiranës për ti dhënë ganezit pasaportën shqiptare në mënyrë që ai te merrte pjesë në ndeshjen me Yong Boys në Zvicër. Po ate ditë Presidenti ka dhënë një dekret të vetëm për dhënien e nënshtetësisë ganezit.

Ky vendim u bë për të anashkaluar rregullin e uefas për të pasur 5 të huaj në ekip, ndërsa Kobinah nuk mund të hynte në lojë duke qenë futbollisti I gjatë. Nga një kërkim I thjeshtë në faqen e presidencës, ky dekret nuk gjendet.

Ky dekret është dhënë Brenda një dite pune të presidentit. Kërkesa e klubit Tirana është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili nuk kishte hyrë në fuqi, pasi Meta e ktheu mbrapsht me dekret në muajin gusht dhe Kuvendi e rivotoi në 24 shtator 2020.

Po pavarësisht Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998.

Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t’i kërkojë Presidentit për t’i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër. Madje ligji nuk parashikon që kërkesat për shtetësinë t’i drejtohet Presidentit, por vetëm në stacionin më të afërt të policisë.

-----