Ballina LifeBizare Mësuesja amerikane mund të kalojë deri në 15 vjet burg për sulme...

Mësuesja amerikane mund të kalojë deri në 15 vjet burg për sulme seksuale ndaj nxënësve

90
SHPËRNDAJE

Një prind gjeti videon e mësueses me dy nxënësit

Kathryn Houghtaling, 27 vjeçe, mund të dënohet me deri 15 vjet burg, pasi nuk pranoi asnjë sjellje seksuale me dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Sulmet seksuale ndodhën në dhjetor 2018 dhe janar 2019 në Rochester, Michigan, me dy djem nën moshën 18 vjeç. Mësuesja poashtu dyshohes se lejosi nxënësit tjerë të shikojnë ndërkohë që ajo bënte seks me dy djemtë në një makinë.

Houghtaling pranoi se është sillej në mënyrë të tmerrshme, dhe tha se krimet e saj i kishin kushtuar asaj vendin e punës dhe martesën.

Sipas The Detroit News, gjykatësi Rae Lee Chabot që dënoi sjelljen e Houghtaling u shpreh se ligji vlen për burrat dhe gratë njësoj.

27 vjeçarja u arrestua kur një prind gjeti një video nga telefoni i djalit ku shihet mësuesja duke bërë seks me djemtë. Më pas doli që ajo abuzoi seksualisht edhe me këtë djalë në shtëpinë e tij një muaj më parë.

Më vonë u zbulua se ajo kishte marrë një nga studentët në shtëpinë e saj i kishte dhënë cigare hashash dhe ka abuzuar me të seksualisht.

The post Mësuesja amerikane mund të kalojë deri në 15 vjet burg për sulme seksuale ndaj nxënësve appeared first on RTV21.

-----