Ballina Sport Messi stërvitje në fushë me rërë, vazhdon fazën e rikuperimit

Messi stërvitje në fushë me rërë, vazhdon fazën e rikuperimit

15
SHPËRNDAJE

Lionel Messi vazhdon fazën e rikuperimit në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”.

Sulmuesi i Barcelonës, pësoi një dëmtim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së djathtë, gjë që e ndaloi atë të udhëtonte në SHBA dhe të luante atje dy miqësoret e planifikuara kundër Napolit.

Në prag të debutimit në sezonin e ri të La Liga-s, prania e Messit në Bilbao praktikisht nuk përjashtohet, edhe pse Valverde preferon të mos e aktivizojë.

Ylli argjentinas ka vijuar me ushtrime të ndryshme në fushën e rërës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të shihet duke bërë goditje të vazhdueshme për gol.

The post Messi stërvitje në fushë me rërë, vazhdon fazën e rikuperimit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----