Ballina Sport Messi, mbreti i Barcelonës: Nga super vilat te makinat, gjithçka rreth jetës...

Messi, mbreti i Barcelonës: Nga super vilat te makinat, gjithçka rreth jetës së tij luksoze

20
SHPËRNDAJE

Pas disfatës në “El Clasico” kundër Real Madridit (3-1), Barcelona ka mundësinë ta kompensojë vetveten në ndeshjen e Champions-it, kundër Juventusit, në “Allianz Stadium”, të mërkurën. Prania e Cristiano Ronaldos mbetet në dyshim të fortë, duke pritur rezultatin e tamponit të fundit, të cilit iu nënshtrua sot.

Në qendër të vëmendjes do të jetë Lionel Messi, i cili, pasi shënoi ndaj Ferencvaros në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe kundër ekipit të Pirlos. Në verë, “Peshti”, pas një jete të tërë me fanellën Blaugrana, dukej një hap larg lamtumirës. Megjithatë, Messi në Barcelonë është një mbret i vërtetë, gëzon çdo komoditet dhe privilegj.

Nga shtëpia e ëndrrave te hotelet

Duke filluar me një super shtëpi. Rezidenca e argjentinasit, e vlerësuar në rreth 6 milionë euro, garanton të gjitha komoditetet dhe qetësinë unike të tij në Katalonjë. E vendosur në periferi, në zonën ekskluzive të “Castelldefels”, pothuajse 20 km larg “Camp Nou”, ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër të brendshme dhe një shesh lojrash për tre fëmijët e tij. Pastaj, sikur të mos mjaftonte kjo, një pamje që të lë pa frymë nga spektakli i pabesueshëm i Detit Balearik.

Messi, përveçse është një futbollist, ka nisur të bëjë edhe biznesmenin. Me kalimin e viteve ka investuar shumë në hoteleri. Ashtu si CR7, ai u bë një “hotelier”, bleu një pronë prej 28.77 milionë € në qytetin bregdetar të Sitges, rreth 40 km nga Barcelona. Hoteli “MiM Sitges” me katër yje është vetëm 100 metra larg detit, ka 77 dhoma, përfshirë pesë suita.

Aty kushton rreth 115 euro nata gjatë sezonit të plazhit, për të qëndruar në një dhomë standarde. Përveç kësaj, ekziston “Sky Bar” në çati, që krenohet me pamje panoramike të qytetit dhe Detit Mesdhe, si dhe një pishinë e shkëlqyer noti, sauna, dhomë me avull, dushe ndijore, pishinë uji të kripur. Me pak fjalë, një perlë e vërtetë.

Lionel Messi Car: Maserati GranTurismo MC Stradale | Lionel messi, Maserati  granturismo, Maserati

Nga Pagani te pasioni për Maserati; makinat e Messit

Messi është gjithashtu një pasionant i makinave. Koleksioni i tij privat i automjeteve vlen rreth 3.5 milionë euro. Përveç një “Pagani Zonda” prej 1.66 milionë euro, argjentinasi ka një pasion të shfrenuar për “Maserati”, aq sa zotëron dy të tillë: një “GranTurismo S” dhe një “GranTurismo MC Stradale”.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse kampioni argjentinas, gjithashtu u pa duke shpejtuar në bordin e një “Ferrari F43 Spider”.

-----