Ballina Lajme Bota/Rajoni Mësohet arsyeja e tragjedisë së Teksasit, zbulohen shënimet e 21 vjeçarit

Mësohet arsyeja e tragjedisë së Teksasit, zbulohen shënimet e 21 vjeçarit

70
SHPËRNDAJE

Janë mësuar arsyet e rastit të rëndë në Teksas.

Vetëm 19 minuta para se ta fillonin të shtënat në qytetin El Paso, Patrick Crusius, 21 vjeçar kishte ngarkuar në internet një shënim në të cilin i tregonte arsyet se pse po e bënte atë veprim.

Sipas tij, ideja pas të shtënave është për ta parandaluar “pushtimin e Teksasit nga hispanikët”.

Në tekstin prej 2.300 fjalës, ai e ka shkruar planin e tij për rastin, e që nëse do të mbijetonte e nuk do të kapej, do t’i vazhdonte të shtënat e tij në pjesë tjera të vendit e që kjo do bënte që “së shpejti njerëzit të zëvendësohen etnikisht”.

Gjithashtu ai jep indikacione se ishte inspiruar nga rasti ndaj xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, shkruan Daily Mail.

“Në djall e gjitha kjo, nuk mund të pres më shumë” kishte shkruar ai duke shtuar “me gjasë unë do të humb jetën sot”.

Shkrimin e tij e kishte quajtur “E vërteta e papërshtatshme” dhe fillon me fjalë të mira për atë që kreu veprën në xhaminë e Zelandës së Re ku mbetën pa shenja jete 51 persona.

Në këtë shkrim, shihet se ai ka ideologji të qartë të ekstremiste duke shtuar se “ky është përgjigje ndaj pushtimit së Teksasit nga hispanikët”.

Ai më pas shtoi se për të me rëndësi është “mbrojtja e vendit tim nga zëvendësimi kulturor dhe etnik që mund vjen nga një pushtim”.

-----