Ballina AKTUALE Meshkujve u kërkohet ta heqin mjekrën si mbrojtje nga koronavirusi

Meshkujve u kërkohet ta heqin mjekrën si mbrojtje nga koronavirusi

777
SHPËRNDAJE

Punëtorëve të Universitetit të Southhamptonit u është thënë që të rruajnë mjekrën në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Mediat e huaja shkruajnë se stafi në NHS  morën sot një email ku thuhet se qimet e fytyrës “kompromentojnë aftësinë për të mbrojtur njerëzit përmes maskës”.

Drejtori mjekësor Derek Sandeman tha se e kupton që kjo  do të ishte e vështirë sepse mjekra në mesin e meshkujve është shumë e popullarizuar për momentin, mirëpo ai tha se kjo është mënyra më e mirë që të mbrohen nga përhapja e virusit.

Ai bashkëngjiti një tabelë me 36 stile të ndryshme të mjekrës duke theksuar se cilat ishin të sigurta dhe cilat jo. /BujanociNet/

-----