Ballina Sport Mesfushori i Kombëtares Kuqezi do kryejë testin koronavirus, pas infektimit të shokut...

Mesfushori i Kombëtares Kuqezi do kryejë testin koronavirus, pas infektimit të shokut (EMRI)

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Padërbornit pasi futbollisti i këtij ekipi Luka Kilian rezultoi nga analizat mjekësore pozitiv me koronavirus.

Klubi gjerman ka vendosur të kryejë testin tjetër mjekësor anti-koronavirus tek i gjithë ekipi dhe stafi teknik pas konfirmimit se futbollisti i tyre është infektuar me koronavirus. Kjo proçedurë do të kryhet ditën e sotme.

Lukas Kilian është futbollisti i parë i kampionatit gjerman, i cili është konfirmuar i infektuar me virusin COVID-19. “Pas verifikimeve negative të trajnerit Stefën Baumgart, mbrojtësi Luka Kilian, i cili nuk është aktivizuar javët e fundit për shkak dëmtimi, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në koordinim të plotë me autoritetet lokale, klubi i Padërbornit do të ndërmarrë masa shtesë kundër përhapjes së koronavirust. Nesër (sot), të gjithë futbollistët dhe struktura funksionale e skuadrës do t’i nënshtrohet testit anti-koronavirus”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Padërbornit.

---- ----
----
-----
-----