Ballina Sport Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit...

Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, që prej javësh është infektuar me COVD-19, u nisën ditën e djeshme drejt Turqisë për nje trajtim mjekësorë më të specializuar.

I gjithë sporti shqiptar i ka qëndruar pranë trajnerit tropojan, duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin në fushë.

Përmes një mesazhi Skënder Gega, i ka falenderuar të gjithë për fjalët e ngrohta që kanë shkuar në drejtim të tij dhe ka dhënë lajmin e mirë se gjëndja shëndetsore është drejt përmirësimit.

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.

Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega. (TemA)

 

---- ---- ----
-----