Ballina Lajme nacionale Mesazhi me FOTO/ Anuloi konferencën, ja ku ndodhet presidenti Hashim Thaçi

Mesazhi me FOTO/ Anuloi konferencën, ja ku ndodhet presidenti Hashim Thaçi

41
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë me prindërit e tij në vendlindje.

Sonte, kur pritej që Thaçi t’i drejtohej qytetarëve nga zyra e tij, ai zgjodhi që të qëndrojë në Burojë me prindërit.

Pavarësisht situatës së krijuar këto ditë nga publikimi i aktakuzës nga Zyra e Prokurorit në Hagë, Thaçi duket në gjendje mjaft të mirë teksa shfaqet i buzëqeshur.

Megjithatë Thaçi ka vendosur ta shtyjë deklaratën për ditën e hënë. Së bashku me Thaçin, Prokuroria Speciale ka ngritur akuza edhe ndaj kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Dy liderët akuzohen për krime lufte.

-----