Ballina Lajme nacionale Mesazh i fuqishëm për fushatën zgjedhore në Kosovë nga ambasadori Kosnett

Mesazh i fuqishëm për fushatën zgjedhore në Kosovë nga ambasadori Kosnett

9
SHPËRNDAJE

Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet në Kosovë, e tani po vazhdohet me fushatën parazgjedhore.

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke e zhvilluar partitë politike në vend.

Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Tëitter.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëjë Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.