Ballina Lajme nacionale Mes lotësh e dhimbjesh, i jepet lamtumira gruas që u privua nga...

Mes lotësh e dhimbjesh, i jepet lamtumira gruas që u privua nga jeta nga burri i saj

161
SHPËRNDAJE

I është dhënë lamtumira e fundit gruas që u privua nga jeta të martën në mbrëmje nga burri i saj në Prizren.

Varrimi i Armenda Aliut është bërë sot në Podujevë

Në varrim kanë qenë prezentë zyrtarë qeveritar, qytetarë të shumtë dhe familjarë me kurora lulesh, përshirë këtu edhe dy vajzat dhe nëna e saj, të cilat të veshura me të zeza po i japin lamtumirën e fundit të ndjerës, përcjell ORAinfo.

Kujtojmë që të martën rreth orës 23:15 minuta në rrethana ende të paqarta Bajram Velija ka qëlluar me 15 plumba gruan e tij duke e lënë pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Mësohet se çifti kishte ardhur për pushime në Kosovë, pasi që të njëjtit po jetonin jashtë vendit. /ORAinfo/

Nëna dhe dy vajzat e së ndjerës

-----